E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/Ministrja Turku inspekton punimet ne Qendren Historike te Shkodres

Zv/Ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Znj. Suzana Turku inspektoi fillimin e punimeve të rrugës pedonale në Qendrën Historike të Shkodrës.

Vlera e këtij investimi kap shifrën 30 milionë lekë (të reja) nga Buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Gjatë inspektimit të punimeve Znj. Turku u ndesh me dhjetra turistë nga Mali i Zi, dhe ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që ka ky investim për përmirësimin e jetës së komunitetit por edhe të vizitorëve, numri i të cilëve po rritet nga dita në ditë.

Para mediave Zv/Ministrja Turku përmendi edhe faktin që pas disa ditësh do të fillojë një projekt i financuar nga Bashkimi Europian me bashkëfinancim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për rehabilitimin e infrastrukturës së rrugës së Gjuhadolit në Qendrën Historike. Ky është njëri prej katër projekteve, shtoi Znj.Turku që po bashkëfinancohet nga MTKRS në gjithë Shqipërinë, ku përmendim Kalanë e Elbasanit, Kalanë e Beratit dhe Pazarin Karakteristik të Korcës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›