E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ish sigurims? Meta: Autoriteti i Dosjeve dhe fabrikuesit do mbajnë përgjegjësi! Jam verifikuar në kohën e të madhërishmit Berisha

Akuzat se ai është një ish sigurism i shtetit dhe se ka spiunuar shokun e tij se do shkonte jashtë, ish presidenti Ilir Meta i ka cilësuar shpifje dhe ka theksuar se Autoriteti i Dosjeve do të mbaj përgjegjësi penale së bashku me personat e tjerë të përfshirë në fabrikimin e intrigave të tilla.

‘Është përgjegjësi e madhe tashmë e autoriteti i konfirmuar si Autoriteti Kriminal  i Dosjeve që po qarkullojnë emra në publik, autoriteti i Dosjeve është një institucion që duhet të kujdeset në mënyrën më transparencë që mos të rilëndohen viktimat e asaj periudhe. Autoriteti i Dosjeve e di që Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Ato të dosjeve e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori, pasi ndodhet në dy dosje. Ata që e kanë orkestuar këtë skenar e dinë që Ilir Meta s’ka jetuar në konvikt dhe nuk ka spiunuar asnjë shok konviktor. Personi në fjalë, pra i ndjekuri këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë. Autoriteti i Dosjeve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore me atë shkelje të turpshme që ka bërë. Do mbajnë përgjegjësi penale edhe personat e përfshirë”, tha Meta.

Meta mohon të jetë personi i lidhur me sigurimin e shtetit, ndërsa thotë se ai është verifikuar në kohën  kur drejtonte qeveria Berisha dhe ka dalë i pastër.

“Do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Jam 1 milion % i pastër. Jam verifikuar që në vitin 1996 kur ishte i madhërishmi Berisha. Unë e di shumë mirë kush e ka bërë këtë intrigë. Pikërisht sepse ka lindur një force e re politike, Partia e Lirisë. Tani nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen por ka një opozitë të vërtetë”, tha Meta.

Në mbrojte të Metës doli edhe ish-kryeministri Sali Berisha duke thënë se kjo është një lojë e turpshme e Ramës dhe se personi me iniciale I.M. nuk është Ilir Meta por Ilir Murataj nga Librazhdi.

“Veprim i paskrupullt i Edi Ramës. Veprim i turpshëm i njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shpëtuar. Rama dhe Shërbimi Informativ e kanë bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon e-mailin e ka të qartë se I. M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Rama e ka shfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Nikollën”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›