Ish te perndjekurit proteste para Parlamentit

Pak minuta para nisjes së seancës parlamentare, ish të përndjekurit
politikë protestuan para Parlamentit në mbështetje të grevës së urisë që
ka mbërritur në ditën e 20-të.
Ata i bënë thirrje qeverisë të mos heshtë pasi akte si ato të Ndrecës dhe Bejkos do të përsëriten. Të përndjekurit i kërkuan Ilir Metës të tërhiqet nga koalicioni qeverisës.
Protestës iu bashkuan aktivistë të Aleancës Kuqezi pavarësisht një debati në radhët e të përndjekurve se protesta nuk duhet të politizohet. Aktivistët e Aleancës të cilët marshuan nga kulla e Sahatit u ndalën para Parlamentit ku dogjën postera Greva e uriseBerisha: Greva, politike dhe e manipuluar. Mos çoni më shishe benzinë “Blindohen” ambientet e grevës BBC pasqyron grevën e urisë e kryeministrit Berisha.
Pas përfundimit të protestës ish të përndjekurit u drejtuan tek kolegët e tyre grevistë.
Arrest shtëpie për Perikli Shqevin
Gjykata e Tiranës vendosi arrest shtëpie për Perikli Shqevin, personin që i vuri flakën Gjergj Ndrecës ditën e hënë në ambientet e grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë.
Prokuroria deklaroi se zjarrvënia ndodhi në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike.
Rrethanaa lehtësuese për masën e Perikli Shqevit erdhi edhe për faktin se mes dy personave nuk kishte asnjë armiqësi.