E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku i Fierit Rama Kerkese legjitime

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Ettore Sequi deklaroi se çelja e negociatave ka të bëjë me natyrën e zgjedhjeve ne Shqipëri.

Në një konferencë për media me kreun socialist Edi Rama, pas një takimi ku u bë dorëzimi i progres raportit, Sequi u shpreh se ka biseduar me Ramën për rekomandimet e adresuara në raport.

"I shpreha udhëheqësit të opozitës falenderimet e komisionerit Shefan Fyle për punën e bërë", u shpreh Sequi, duke theksuar se beson se opozita është plotësisht e interesuar për integrimin evropian.

Nga ana e tij, kryetari socialist Edi Rama shprehu kënaqësinë StatusiRrugëtimi i gjatë drejt BE-së Detajet e dokumentit për Shqipërinë Sequi dorëzon progres raportin që progresi prek atë fushë që ka të bëjë më kontributin e opozitës.

"Duhet zbatuar pa humbur kohë vendimi i gjykatave lidhur me qarkun e Fierit. Qarku i Fierit nuk përbën një kusht, por përbën një kërkesë legjitime të opozitës dhe një simbolikë shumë të fortë kur flasim për të shkuar përpara me legjislacionin në drejtësi", u shpreh Rama.

Kryesocialisti shprehu kënaqësinë që hapja e negociatave është e varur nga cilësia në zgjedhje, duke kujtuar që PS është një forcë e dëmtuar nga proceset e mëparshme zgjedhore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›