E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit, sot protesta para Kuvendit

Ambasadori amerikan me ish te pendjekurit ne greven e urise

TIRANE- Ish te burgosurit politike, ne greve urie prej 16 ditesh zhvendosin sot protesten e tyre para ambienteve te Kryesise se Kuvendit.

Lajmi eshte njoftuar nje dite me pare, kur grevistet i kane bere thirrje mbeshtetesve te tyre per solidaritet ne kete greve.

Sipas grevisteve, protesta do te vijoje paraditen e sotme, ne pjesen para Kryesise se Kuvendit.

Nderkohe,  gjendja shendetesore e tyre ka shenuar perkeqesim te ndjeshem. Pasditen e djeshme dy prej tyre pasur rendim te gjendjes shendetesore dhe eshte pare e udhes qe te dergohen urgjent ne spital per te marre ndihmen e nevojshme.

Ata jane ne grevë urie për marrjen e dëmshpërblimit për vitet në burgun politik gjatë diktaturës dhe jane ne rrezik  për jetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›