E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ushtarakët: PD nuk do ta gëzoi Shtëpinë e Ushtrisë

Vendimi i fshehtë i qeverisë “Berisha” që Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë të bëhet seli e Partisë Demokratike ka nxjerrë sot në protest ish-ushtarakët.

Të ndodhur përpara godinës së SHQUP-it, ish-ushtarakët shprehen se kjo është shtëpia e tyre dhe i bëjnë thirrje ushtarakëve në nevojë të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.

“Kulmi i poshtërsisë që u vuri kapak është vendimi për të marrë shtëpinë e përbashkët për seli partie të PD. Ne protestojmë me forcë, hiqni duart nga shtëpia jonë”, tha në nisje ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes, Bajram Mane.

Ata kanë kërkuar nga numëri një i shtetit shqiptarë, Bujar Nishani që ta shohë me vëmendje këtë cështje pasi sipas tyre ky vendim nuk do të zbatohet kurrë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›