Ish ushtarakët protestë: SHQUPe jona, Berisha anulo vendimin
TIRANE- Ish ushtarakë janë mbledhur sot paradite para Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për kthimin e Shtëpisë së ushtarakëve në selinë e PD.
“Shtëpia është e jona. Duam ta mbajmë”- thanë ish ushtarakët në një zë duke i kërkuar kryeministrit Berisha të anulojë vendimin e qeverisë.
Po kështu ushtarakët i kërkojnë Presidentit Nishani të reagojë si dhe shprehin besimin se kryeministri Edi Rama që merr detyrën në shtator dhe ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli do ia kthejnë ushtarakëve këtë shtëpi brenda së cilës është historia e Forcave të Armatosura Shqiptare.
“Kjo shtëpi ka 70 vjet që mëson edukon dhe ushqen gjithë breznitë e ushtarakve, janë kryer qindra mbledhje simpoziume të NATO-s, ceremoni dekorimesh. Ajo ka të skalitur e fotografuar të gjithë fytyrat e ushtarakëve.
Edhe muret e dritaret e kësaj fasade thërrasin për ndihmë. Ushtarakë dua të qëndroj me ju, prandaj na mbroni me çdo kusht.”- tha Barjam Mane, ish ushtarak por dhe ish zv. Ministër i Mbrotjes.
Ndërsa ushtarakët e mbledhur thirrnin në një zë: “Është e jona. Duam ta mbajmë”
“I bëjmnë thirrje kryeministrit në ikje të anulojë vendimin dhe të mos e botojë në fletore zyrtare. Lulzim Basha të mos marrë mundimin e të zhvendoset në këto ambientet se do ta ketë të pamundur edhe më vonë, dhe siç e ka zakon që vetëm qesh Shtëpisë Qëndrore do t’i rruajë vetëm leshë”- tha Mane.
Ai i bëri thirrje edhe Presidentit Nishani, që mban dhe postin e komandantit të Përgjithshëm Bujar Nishani të prononcimet në të kundërt “tregon se ka lidhje në favorizimin e biznesit familjar Basha- familja Berisha”
“Kemi besim tek kryeminsitri Edi Rama dhe ministrja e re e Mbrotjes Kodheli- dha më tej Mane- e cila u prononcua dhe dha garanci që SHQUP t’i mbetet ushtarake duke anuluar vendimet e tuprshme të marra kundër nesh.”
Ish ushtaraku shprehu besimin se dhe ushtarakët aktivë nuk pajtohen me këtë vendim, por nuk reagojnë pasi kanë frikë.
“Thirrje ushtarakëve aktivë të mos pajtohen me këtë vendim dhe të mos rrinë sehirxhi ndaj heqjes së kompensimit financiar dhe të mos rrinë indiferent ndaj tjetërsimit të ushtarakve, sepse indiferentizmi do i dënojë opinioni ynë dhe Edi Rama dhe Kodheli e cila ka të drejtë të thotë se ku ishit ju. Ne kemi bindjen se nuk janë dakord me këtë vendim por duhet të flasin hapur kundër.”
Kanë vepruar taman siç kanë vepruar për romët. Ata i nxorrën nga kolibet dhe ne duan të na nxjerrin nga shtëpia. Ky është turp më i madh në botë. Gjeneralët duhet ta mbrojnë dhe ta bëjnë problem der në NATO.”- tha Bajram Mane duke e mbyllur fjalimin e tij me pyetjen “ Ka vend në Europë që s’ka shtëpi ushtarakësh?
Ish ushtarakët do të zhvendosin protestën para kryeministrisë.
(sg/shqiptarja.com)