E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritan Shehu: Rikthimi në pushtet do ndodhë më shpejt nga sa mendohet

TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur dje optimist sa i përket rikthimit në pushtet të së djathtës. Madje sipas tij kjo do të ndodhë më shpejt sesa mendohet. “Mazhoranca e re nuk ka asnjë ide për zhvillimin e vendit. Unë jami i bindur që ne do të kemi një program alternativ programesh dhe idesh. Ndryshimi i balancës politike në Shqipëri do të ndoshë më shpejt sesa mendohet”, - është shprehur Shehu në një prononcim për “ABC News”. 

Mandej ai ka shtuar se garanci për këtë rikthim të shpejtë në pushtet të PDsë janë vlerat dhe eksperiencat e figurave kryesore të saj, ndër të cilët veçon kryeministrin, Sali Berisha. “PD ka një thesar të madh vlerash dhe eksperiencash ku padyshim nuk duhet të lemë mënjanë kontributin që duhet dhe besoj se do të ketë në të ardhmen Sali Berisha”, - është shprehur ish-deputeti demokrat. Gjithashtu po dje, deputeti tjetër, Sherefedin Shehu është shprehur se “PD do të sillet si një opozitë e vëretë që i ka munguar Shqipërisë. Ne do të ballafaqojmë alternativat tona dhe nuk do t’i biem bilbilave dhe as do bëjmë zhurmë në Parlament”, - tha ai.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›