E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-zyrtari Almir Rrapo u ekstradua drejt SHBA

TIRANE-Ish-sekretari i Ministrise se Puneve te Jashtme Almir Rrapo u ekstradua drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes SHBA. Rrapo qe akuzohet per dissa vepra penale nga drejtesia amerikane nese shpallet fajtor per nje prej tyre rrezikon denim me vdekje eshte nisur me linje avioni nga aeroporti i Rinasit drejt SHBA rreth ores 0200 te mengjesit te sotem.

Me 2 korrik ne ambientet e ambasades amerikane ne Tirane u arrestua zyrtari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo ndaj te cilit ishte firmosur nje urdher -arrest nga autoritet e SHBA-ve. Rrapo akuzohej si pjesetar i nje bande kriminale dhe ndaj tij rendonin akuzat e vrasjes shantazhit trafikut te droges etj.
Almir Rrapo gjate gjithe kesaj kohe deri pak para paraburgimit u mbajt ne paraburgimin Jorda Misja 313 ne Tirane.
Ne fillim te ketij muaji Gjykata e Apelit ne Tirane u shpreh ne favor te ekstradimit te shtetasit Almir Rrapo drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes SHBA duke lene ne fuqi vendimin e meparshem te Gjykates se Shkalles se Pare per ekstradimin e tij.
Nderkohe avokati Ardian Visha si perfaqesues ligjor i Almir Rrapos shprehu kundershtimin per ekstradimin e klientit te tij ne SHBA me pretendimin se per te duhej te pritej vendimi i Gjykates se Larte.

Me dy vendime te meparshme gjykata e Strasburgut ka urdheruar pezullimin e ekstradimit te Almir Rrapos drejt SHBA-ve. Pas vendimit te gjykates se Tiranes qe lejoi ekstradimin e te kerkuarit drejt Amerikes Strasburgu vendosi te pezullonte ekstradimin deri ne nje afat prej 10 ditesh pasi te shprehej gjykata e Apelit. Ndersa me 2 nentor 2010 vendosi te zgjase efektet e mases se pezullimit deri ne nje afat prej 15 ditesh pasi gjykata e Larte te jape verdiktin e saj.
Eksperte per ceshtjet e Gjykates Evropiane cilesuan disa numra te meparshem ne te perditshmen Gazeta Shqiptare se shteti shqiptar ndeshkohet politikisht dhe financiarisht nese nuk zbaton vendimet e Gjykates se Strasburgut.

Ne nje interviste per GSH avokati Sokol Puto shprehet se ka nje praktike me shtetet e tjera sikurse rasti Rrapo pra kur mungon garancia per mos ekzekutimin e denimit me vdekje nese personi shpallej fajtor. Ne te gjitha rastet shtetet kane respektuar dhe zbatuar vendimin e Strasburgut duke mos lejuar ekstradimin e shtetasve pa marre me pare kete garanci.

Perkundrejt kerkeses se Strasburgut me pare ne hqiperi ka mberritur kerkesa e SHBA. Sipas aktpadise prej 37 faqesh dorezuar ne gjykaten Federale te Manhatanit nga prokuroret dhe oficeret e FBI-se 27-vjecari akuzohet se eshte anetar i bandes se Krasniqit nje organizate nderkombetare e krimit e akuzuar per vrasje rrembim trafik te lendes narkotike dhe veprimtari te tjera te paligjshme ne Shqiperi e SHBA.
Sipas Byrose Federale te Hetimeve organizata vepronte ne shume shtete te Amerikes si Nju Jork Micigan Konektikat.

Akuzat
Almir Rrapo akuzohet se ne bashkepunim me Bruno dhe Saimir Krasniqin me 17 korrik te vitit 2005 ne Kuins kane ekzekutuar Erion Shehun rival i tyre ne trafikun e droges. Ish-zyrtari i ministrise se Jashtme Rrapo i njohur me nofken Miri akuzohet dhe per rrembimin e nje tjeter rivali ne trafikun e droges ngjarje e ndodhur ne vitin 2005. Ne vitin 2003 banda e vellezerve Krasniqi rrembeu nje tjeter person duke e kercenuar se do ta vrisnin vetem pse nuk kishte respektuar nje anetar te bandes. Nderkaq me 14 janar te vitit 2006 banda ekzekutoi Erenik Grezden teksa ky levizte me makinen e tij ne autostraden Bruklin-Kuins te Nju Jorkut. Vrasja ndodhi pasi vellezerit Krasniqi dyshonin se Grezda i kishte ngritur kurth Bruno Krasniqit per tu rrembyer nga nje grup trafikantesh shqiptare droge rivale te fuqishem te tyre.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›