E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ishin në proces divorci/ Burri vret gruan në Maliq dhe e hedh në kanalin e ujrave të zeza (EMRAT)

Ngjarje e rëndë në fshatin Zemblak të Maliqit.

Bashkëshorti vret gruan e tij dhe me pas e hedh në gropën septike. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbasditen e sotme dhe viktima është gjetur nga nena e saj, e cila ka njoftuar policinë lokale.

Burime thonë se çifti ishte në proces divorci dhe nga muaji Nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës. Në kushte të tilla 46 vjeçarja Luiza Mullalli jetonte në banesë se bashku me fëmijët e saj ndërkohë që bashkëshorti nga dita e marrjes së urdhrit të mbrojtjes jetonte në banesë tjetër.

Ditën e sotme autori Gjergji Mullalli duke shfrytëzuar faktin se ish bashkëshortja ka qenë e vetme në banesë dhe i ka shkaktuar vdekjes bashkëshortes në rrethana ende të pasqaruara nga policia dhe me pas e ka hedhur në gropën septike, e cila ndodhet pas shtëpisë.

Autori pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur për policinë lokale e cila është vënë në kërkim të autorit të kësaj ngjarje të rëndë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›