E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ishin nisur drejt Italisë, mbyten 12 emigrantë egjiptianë pranë Libisë

Dymbëdhjetë emigrantë egjiptianë besohet  se kanë vdekur pasi anija në të cilën ndodheshin u përmbys në Tobruk në Libinë lindore, thanë sot dy burime egjiptiane të sigurisë. Një burrë u arrit të shpëtohej.

13 burrat ishin nisur për në Itali të dielën mbrëma, thanë burimet për Reuters.

Emigrantët vinin nga provincat al-Sharqiya dhe Gharbiya të Egjiptit.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të egjiptianëve që tentojnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut me synimin për të arritur në Evropë, pasi janë përballur me papunësi dhe inflacion të lartë në vendin e tyre.

Libia është bërë një qendër tranziti për migrantët që përpiqen t’i shpëtojnë konfliktit dhe varfërisë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme që nga përmbysja e Muamar Gaddafit në kryengritjen e vitit 2011./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›