Izrael: Netanyahu do të mbledhë qeverinë për zgjidhjen e situatës në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbajë një takim sonte me disa ministra, krerë të ushtrisë dhe inteligjencës për të diskutuar një zgjidhje diplomatike të luftës në Liban, tha gazetari i faqes amerikane të lajmeve Axios Barak Ravid. në një postim në X.
Ndërkohë, një zyrtar izraelit i tha “Times of Israel” se do të ketë një raund tjetër bisedimesh këtë javë, këtë herë në Egjipt. Delegacioni izraelit mund të kryesohet nga shefi i Mossad, David Barnea.
“Gjithashtu, i dërguari i posaçëm i SHBA, Amos Hochstein do të udhëtojë në Izrael javën e ardhshme për të vazhduar përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Liban”, tha zyrtari.
Hochstein do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë.
Siç shkruajnë mediet e huaja, Axios raportoi dje se drejtori i CIA-s Burns thuhet se propozoi një marrëveshje që do të parashikonte një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit për 28 ditë, lirimin e të paktën tetë pengjeve gra dhe burra mbi moshën 50 vjeç, të mbajtur nga lëvizja islamike palestineze dhe dhjetëra palestinezë në të njëjtën kohë.