E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ishin të vjedhura, sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë! Shpallen në kërkim dy persona

  • Policia e Tiranës ka sekuestruar edhe dy automjete të tjera, një Audi A6 dhe AudiA5, me vlerë rreth 105 mijë euro në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”.
  • Policia e Tiranës ka sekuestruar edhe dy automjete të tjera, një Audi A6 dhe AudiA5, me vlerë rreth 105 mijë euro në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”.
  • Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.

    Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

    Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

    -V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

    -J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;

    Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

    Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›