E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte deklaruar e vdekur, vdes në funeralin e vet

Një grua vdiq nga infarkti i shkaktuar nga shokimi, pasi, kur u zgjua, ajo zbuloi se ishte deklaruar e vdekur dhe për pak  varrosej. Kur kushërinjtë e saj po bënin përshëndetjen e fundit në arkivolin e hapur, gruaja, e supozuar e vdekur, papritur kishte hapur sytë dhe kishte nisur të bërtiste, kur kuptoi se ku ishte. Fagilyu Mukhametzyanov, 49 vjeçe, ishte deklaruar gabimisht e vdekur nga mjekët. Ngjarja ka ndodhur në Kazan, Rusi. Bashkëshorti, Fagili Mukhametzyanov, 51 vjeç, dinte vetëm se gruaja e tij kishte vdekur, pasi i kishte rënë të fikët nga dhimbja e kraharorit. Spitali ka nisur hetimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›