Ç`farë konsumojnë shqiptarët?
Domatet dhe sallata vazhdojnë që të mbeten produktet e preferuara në tavolinat e shqiptarëve, ndërkohë që mishi dhe peshku konsumohen më pak.
Sipas qytetarëve, në blerjet e tyre të përditshme për konsum, vendin e parë e zënë patatet, domatet, sallata etj. Ndërkohë që produktet e tjera si peshku apo mishi janë më të rralla. Edhe blerja e frutave gjithashtu vazhdon që të mbetet e kufizuar dhe sipas mundësisë.
Të njëjtën gjë kostatojnë edhe tregtarët, sipas të cilëve zarzavatet vazhdojnë të jenë prodhimet më të shitura .
Aktualisht, çmimi i perimeve është mjaft i ulët dhe kjo i jep mundësi qytetarëve që të blejnë më tepër perime por e njëjta situatë nuk ndodh në muajt e dimrit kur edhe mundësia për të konsumuar perime është më e vogël, pasi çmimet e perimeve janë shumë të larta.