Ishte dënuar me 18 vite burg, Apeli liron anëtarin e Bandës së Lushnjës
Gjykata e Apelit ka vendosur që të lirojë një prej të akuzuarve si anëtar i bandës kriminale të njohur me emrin Banda e Lushnjës, Afrim Hoxha.
Ky i fundit ishte dënuar nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda me 18 vite burg, për një sërë veprimesh kriminale. Por, Gjykata e Apelit ka rrëzuar akuzat ndaj tij dhe e ka lënë të lirë.
Për të gjithë të dënuarit e tjerë ndërkohë, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.