E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ishte i pranishëm në takimin e NATO-s, Ministri i Jashtëm spanjoll rezulton pozitiv me COVID

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albarez, është diagnostikuar i infektuar me COVID, pak ditë pas pjesëmarrjes në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.

“Unë u diagnostikova pozitiv me Covid-19. Jam mirë dhe kam simptoma të lehta”, shkroi në Twitter ministri spanjoll, i cili u kthye në Spanjë të mërkurën mbrëma pas një sërë udhëtimesh në kryeqytetet evropiane.

Jose Manuel Albarez mori pjesë dje të mërkurën në Lodź të Polonisë në një darkë të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›