E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte në dijeni të korrupsionit gjatë zgjedhjeve/ GJKKO dënon kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 4 muaj burg Shkëlqim Hoxhën, kandidat i kualicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Rrogozhinë.

Hoxha është shpallur fajtor për veprën penale “Moskallëzimi I krimit”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Dënimi me burg i konvertohet me  60 (gjashtëdhjetë) orë punë në interes publik, brenda një afati 6 (gjashtë) muaj.

Bashkë me Hoxhën, janë dhënë vendimet edhe për shtetasit e tjerë Engjëll Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi, të cilët u shpallën fajtorë për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim dhe të përsëritur.

Secili prej tyre u dënua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 1 vit burg.

NJOFTIMI

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, me vendimin nr. 10, datë 06.02.2026 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Limon Shala, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50 germa “h” të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 për të pandehurin Limon Shala dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënien në provë të të pandehurit Limon Shala, për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Thaçi për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50 germa “h” të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fatmir Thaçi me 1 (një) vit burgim.

– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vihet në provë i pandehuri Fatmir Thaçi për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Engjell Cara për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50/h të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Engjell Cara me 1(një) vit burgim.

– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Engjell Cara për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florant Saraçi për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50/h të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Florant Saraçi me 1(një) vit burgim.

– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënien në provë të të pandehurit Florant Saraçi për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Hoxha për veprën penale “Moskallëzimi I krimit”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Shkëlqim Hoxha, me 4 (katër) muaj burgim.

– Bazuar në nenin 63 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Shkëlqim Hoxha dhe zëvendësimin e tij me detyrimin për të përmbushur një punë në interes publik.

– I pandehuri Shkëlqim Hoxha, urdhërohet të kryejë 60 (gjashtëdhjetë) orë punë në interes publik, brenda një afati 6 (gjashtë) muaj.

– Urdhërohet i pandehuri Shkëlqim Hoxha të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Kthimin e aparateve celularë të sekuestruar shtetasve L. Shala, F.Thaci, dhe E.Cara.
  2. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit, ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 06.02.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›