Ishte në kërkim për dhunë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 50 vjeçari në Fier

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier asi ishte shpallur në kërkim.
Në prill të vitit të kaluar, gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Në muajin mars 2024, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në banesë, ku gjatë kontrollit, policia gjeti një pistoletë./abcnews.al