Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet 42-vjeçari në Memaliaj

Një person i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Memaliaj. Në pranga përfundoi 42-vjeçari S.B., i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.
Më 16 korrik 2025, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar 42-vjeçarin me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 muaj e 9 ditë burgim.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
/rtsh.al/