Ishte në lëvizje, përfshihet nga flakët makina në Rrugën e Arbrit
Një makinë është shkrumbuar totalisht mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur afër By-Passit e Murrizit në fshatin Xibër-Murrizë. Nga flakët është përfshirë një makinë tip “Audi” që ishte në lëvizje.
Fatmirëisht nga ngjarja nuk ka pasur të plagosur, pasi personat që ndodheshin në mjet kanë arritur të dalin.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zgjarrit në mjet.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
