“Garat kanë edhe fitore edhe humbje”, Tsipras pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe uron Mitsotakisin: E telefonova dhe e përgëzova
Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.
Përmes një deklarate për mediat ai ka pranuar humbjen dhe ka bërë me dije se ka telefonuar Mitsotakisin dhe e ka uruar për fitoren.
"Rezultati zgjedhor është jashtëzakonisht negativ për SYRIZA-n. Unë kontaktova pak më parë me zotin Mitsotakis dhe e përgëzova për fitoren. Garat kanë edhe fitore edhe humbje. Organet tona kolektive do të mblidhen menjëherë për të vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve”, tha ai.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Greqi dëshmojnë për një fitore dërrmuese të partisë “Demokracia e Re” e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis. Kjo parti ka marrë 41 për qind të votave, e ndjekur nga Syriza e Alexis Tsipra me 20 për qind, e më pas PASOK me 12.23 për qind të votave.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
