E Martë, 3 Nëntor 2026

Ishte në rikonstruksion prej 10 vitesh, rihapet “Rruga e Dashurisë” në Itali

Aty ku mbizotëron dashuria!

Është ky mesazhi më i mirë që vjen me hapjen e atraksionit të njohur turistik në Genova-s të Italisë, e njohur me emrin “Via dell’Amore”.

Ata që e përjetojnë këtë ndjesi e cilësojnë si “shëtitjen më romantike në botë”.

Ka qenë prej kohësh shtegu më i populluar i ecjes me një distancë prej 121 kilometra, mes shtigjesh e bukurive krastike, aq sa është përfshirë edhe në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Por një rrëshqitje shkëmbinjsh në 2012 bëri që një pjesë e mirë e shtegut të shkatërrohet e për një periudhë gati 10-vjeçare punimesh, vendi i njohur është gati të mirëpresë njerëz të dashuruar.

Historia e këtij shtegu daton në vitin e largët 1920, ku tunelet që shfrytëzoheshin për miniera në zonën e Genovas, u kthyen në një nga atraksionet më të bukura të botës dhe vendi ku shumë çifte kanë shënjuar dashurinë e tyre.

Gazetar: Artur Mata

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›