E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Ishte një qytet perëndimor”, Pëllumb Xhufi zbulon emrin e Himarës në Shek. XV

Prof. Pëllumb Xhufi rrëfen për gazetarin Dritan Hila, në dokumentarin “Kalaja e Himarës dhe historia e jashtëzakonshme e Arbërisë dhe Skënderbeut”, se si quhej Himara dikur.

“Himarjotët sot i thonë Himara Fshat, por në fakt ka qenë dikur qytet.

Madje këtë qytet shumë perëndimor, kur vinin në shekujt XV-XVI, e quanin qyteti i Sergit, Sergiopolis. Sepse e identifikonin me shenjtorin e vendit, prandaj e quanin ashtu.

E quanin qytet dhe gjithashtu fakti që dikur Himara ka qenë edhe peshkopatë tregon që kisha e Shën Sergit, që ka qenë edhe kisha katedrale e Himarës, ka qenë vend kryesor.”-shprehet historiani Pëllumb Xhufi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›