E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ishte për qëllime tregëtare/ Kina paralajmëron hakmarrje ndaj SHBA-së për rrëzimin e balonës

Kina ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime kundër shtetit amerikan, lidhur me rrëzimin e një balone, lëshuar nga një avion luftarak F-22 në brigjet lindore të SHBA të supozuar se përdorej për vëzhgim. Si shpjegim, Kina thotë se balona ishte një dron që u lëshua aksidentalisht nga kursi i tij dhe akuzon SHBA-në për reagim të tepruar.

“Kina kundërshton me vendosmëri dhe do të marrë kundërmasa në përputhje me ligjin kundër entiteteve përkatëse amerikane që minojnë sovranitetin dhe sigurinë e Kinës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin.

Që nga rrëzimi i balonës më 4 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gjashtë entiteteve kineze që thonë se janë të lidhura me programet e hapësirës ajrore të Pekinit. Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së më pas votoi njëzëri për të dënuar Kinën për “shkeljen e pacipë” të sovranitetit të SHBA-së dhe përpjekjet e saj për të “mashtruar komunitetin ndërkombëtar përmes pretendimeve të rreme për fushatat e mbledhjes së inteligjencës”.

Pak ditë pas rrëzimit të një objekti fluturues mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, mbi liqenin Huron në Michigan, SHBA pasi mblodhi të gjitha mbetjet nga balona, ka dalë në konkluzionin se ka patur qëllim tregëtar. Shtëpia e Bardhë tani ka zbutur spekulimet, duke deklaruar se balona ka patur qëllim komercial dhe të mirë.

Sekretari i Jashtëm Anthony Blinken anuloi gjithashtu një vizitë në Pekin, për të cilën shumë kishin shpresuar se do të zgjidhte lidhjet që kanë ngecur mes mosmarrëveshjeve mbi tregtinë, të drejtat e njeriut, Tajvanin dhe pretendimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›