Ishulli Vis pike terheqese per turistet

Bunkere dhe tunele te ndertuar dikur nga ushtria jugosllave ne ishullin kroat Vis jane bere vende mjaft terheqese per turistet ne Detin Adriatik. Deri ne vitin 1991 kur kjo ushtri u terhoq nga ishulli pas shkeputjes se Kroacise nga Jugosllavia te huajt nuk lejoheshin ne kete ishull. Por sot gjerat kane ndryshuar.
Ishulli piktoresk i Visit rrethohet nga ujra te kalter. Varkat dhe jahtet pushojne ne det nen diellin e forte.
Ky ishull i bukur ka nje histori te trazuar - ai ka qene sunduar nga greket romaket venedikasit Habsburget ndersa gjate Luftes se Dyte Boterore ketu kishte bazat forca ajrore britanike si dhe rezistenca jugosllave.
Sot nuk eshte vetem klima qe terheq turistet por edhe historia e pasur ushtarake e ishullit. Pas Luftes se Dyte Boterore Visi u be baza kryesore e marines jugosllave. Ne kodrat e tij u hap nje rrjet tunelesh dhe llogoresh si dhe u ndertuan bunkere per mbrojtjen berthamore. Shkembinjte e ishullit sherbenin si strehime per anijet dhe nendeteset luftarake. Hrvoje Klas eshte guide turistik ne Vis.
Ushtria jugosllave ndertoi nje baze te madhe ushtarake ne kete ishull. Me sa dime ne Vis ka rreth 80 objekte ushtarake. Sot ne kemi rast tu tregojme vizitoreve gjera interesante si strehimet e anijeve vendin ku u themelua Tanjugu agjencia jugosllave e lajmeve komanden e luftes berthamore bazat e raketave dhe tunelet e nendheshme.
Ture te tille jane nje biznes i mire per ishullin.
Vis ka nje pozite te rendesishme strategjike sepse ndodhet ne mes te Adriatikut. Shpesh thuhet se Visi kontrollon gjithe Adriatikun. Bazat u braktisen ne vitin 1991 kur Kroacia shpalli pavaresine duke hyre ne nje lufte kater-vjecare.
Klas di shume nga sekretet e ishullit sic eshte ky vend per ankorimin e nendeteseve. Ose ky vend i fshehte me gure fallco dhe rrjeta kamuflazhi. Dikur raketat ruheshin brenda ketij mali.
Ushtria Jugosllave nuk ishte ne gjendje ta merrte artilerine me vete prandaj vendosi ta shkaterronte ate se sa tja linte ushtrise kroate.
Por nderkohe qe ishulli rrihet nga nje diell i bukur cfare mendojne turistet kur vizitojne tunelet plot lageshtire Rozana Rinaldi eshte turiste nga Milanoja
Mendoj se eshte shume interesante sepse kjo te jep mundesine per te pare jeten gjate luftes dhe se si ushtaret jetonin ne ate kohe. shte dicka e kendshme sepse te jep rast ta shikosh ishullin edhe nga brenda me floren dhe faunen e tij.
Kreso Zuhranovic eshte turist kroat.
shte bere shume mire dhe gjithe vizitoret duhet te vijne ne keto ture per te mesuar se si ishin gjerat ne ate kohe dhe si kuptoheshin atehere.
Tani per tani turet funksionojne vetem gjate pikut te sezonit por organizatoret planifikojne ti zgjerojne per tju pergjigjur kerkeses ne rritje.