E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Negociatat të vështira, PS të kthehet në Kuvend

I rreshtuar në “Lëvizjen për Mendim Ndryshe”, deputeti Islami, mendon se negociatat do të jenë të vështira, veçanërisht për presidentin Topi. “Është pranuar amendamenti i Partisë Demokratike në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe, brenda këtij kuadri, natyrisht duhet gjetur zgjidhja për ta kthyer vendin nga një krizë politike në një normalitet, që, në fund të fundit, është zhvillimi i demokracisë parlamentare. Në reagimet e para duket që të dyja palët janë në distancë dhe do të jetë një moderim i vështirë nga ana e presidentit. Nuk dua të jem pesimist në këtë moment, por do të jetë një negocim shumë i vështirë”, tha Islami gjatë intervistës. Më tej, Islami shprehet se çështja e hapjes së kutive, do të jetë pika më e vështirë dhe mbase më e pa arritshmja, duke shtuar se deputetët e PD-së në Këshillin e Evropës kërkuan që të bëhen hetime, por mbi baza kushtetuese, çka do të thotë se hapja e kutive nuk ka baza ligjore. Deputeti Islami iu përgjigj edhe akuzave të Ramës ndaj grupimit të LMN-së, duke theksuar se Berisha prej vitesh ka tentuar të bëj diversion në Partinë Socialiste, ndërsa në zt. Rama sipas po e ndjek me sukses këtë rrugë. “Zt. Rama duhet ta ketë parasysh që në Partinë Socialiste, të gjithë ne që kemi një mendim ndryshe, jemi socialistë shumë më të vërtetë dhe me rrënjë më të thella sesa vetë zoti Rama. Disa nga njerëzit që ka sjellë zoti Rama, fatkeqësisht edhe me sjelljen e tij dhe në mënyrën e qeverisjes së tij, ai kërkon t’i vendosë të gjithë personazhet me identitet të Partisë Socialiste në rrjesht dhe sipas mënyrës së veprimit që qeveris bashkinë – gjë që nuk mund të ndodhë në ndonjë parti politike dhe kjo do të jetë edhe për shumë kohë e pasuksesshme në PSSH”, tha më tej ai.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›