Spanjë, gjashtë të vdekur si pasojë e një zjarri
Lajmi bëhet i ditur nga media spanjolle. Mes viktimave, janë tre gra dhe dy burra, i gjashti nuk është identifikuar ende. Sipas njoftimeve, zjarri filloi rreth mesnatës në një dhomë në katin e tretë të ndërtesës. Më tej ai u përhap në godinë përpara se të fikej nga zjarrfikësit. Njëzetë persona jetonin në këtë pension që ndodhet në qendër të Seviljes, shtoi media vendëse.