E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Rama nuk ka asnjë shans të jetë kryeministër, ai do jetë ose Berisha, ose Meta

islamiKastriot Islami, tashmë kandidat për deputet i PD-së, shprehet se Rama nuk ka asnjë shans që të bëhet kryeministër. Sipas tij, nëse fiton e djathta kryeministër do të vazhdojë të jetë Berisha, nëse fiton e majta, kryeministër do të bëhet Meta.

Rama tha një vërtete se Kryeministrin e vendos rezultati pra është hera e parë që në mënyrë indirekte pranoi se nuk ka asnje shans për të qënë kryeministër, sepse nëse fiton aleanca e djathtë, Kryeministër është Berisha; nëse fiton aleanca e majtë, kryeministrin e caktojnë votat e LSI, pra kryeministër është Meta ose dikush tjetër por jo Rama.

Nëse PS e vetme merr 71 mandate gjë që nuk ndodh në asnjë rast, Rama mund te ishte Kryeminister por kete e di edhe vete Rama qe eshte e pamundur dhe e pamundshme.

Madje PS nuk merr më shumë mandate se në 2009 për të mos thënë se numri maksimal i mandateve të PS është jo më i madh se 60, shprehet Islami.

Islami ndërkohë ka thënë se vë bast publik me Ramën, që PS nuk merr 77 mandate.

Rama tha gënjeshtrën më të madhe që askush nuk e beson se e majta fiton nga 77 deri në 80 deputetë.  E sfidoj më një bastpublik duke u thënë se kjo është gënjështër, dhe kushti i bastit është të largohet nga politika nëse kjo deklaratë e tij del e pavërtetë. Nuk mundet të vazhdojë me të tilla mashtrime thjesht për të motivuar ekipin e tij dhe votuesit./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›