E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha i ankohet Berishës për denoncimin e Ramës(dhe thotë pastaj që nuk është e politizuar)

Kryeministri Berisha ka akuzuar dje nga Dibra kryesocialistin Edi Rama se ka kërcënuar një drejtoreshë shkolle. Dhe, në fakt Rama ka pasur një bisedë nëpërmjet telefonit me drejtoreshën e shkollës Qemal Stafa, por që nuk e ka kërcënuar.

Gazeta Panorama ka marrë në intervistë drejtoreshën Vojsava Thanasi, e cila pohon se Rama e ka marrë në telefon, duke i shprehur shqetësimin e tij për përfshirjen e fëmijëve në mitingjet e PD-së. Shqetësimi i Ramës ka ardhur pas denoncimit të një prindi.

Por, drejtoresha i ka mohuar akuzat dhe ia ka mbyllur telefonin Ramës. Për këtë arsye ky i fundit i ka dërguar një mesazh asaj, të cilin e ka shoqëruar me një të dytë, pasi menjëherë pas bisedës me Ramën, ajo kishte njoftuar kryeministrin Berisha. Ndërkohë që thotë se është e paanshme.

Mesazhi i parë i Ramës

Me shumë keqardhje konstatova se Ju mungon edhe etika, përveç paanshmërisë. Ju siguroj drejtoreshe se çdo shkelje e lirive dhe të drejtave kushtetuese ne do ta bëjmë publike me dëshmitarë okularë në çdo institucion të përfshirë në fushatë dhe presionin psikologjik mbi votuesit e parë do ta trajtojmë me të gjithë forcën e ligjit! Punë të mbarë dhe uroj me gjithë zemër ti shërbeni ligjit, jo shkelësve të ligjit!

Mesazhi i dytë i Ramës

E nderuar zonjë! Mësova nga Kryeministri se e paskeni lajmëruar partinë për bisedën që patëm bashkë dhe kjo nuk më habit asfare, sepse nëna e nxënëses së shkollës suaj, që qante me lot për presionin politik ndaj vajzës, ma bëri shumë të qartë që ju i shërbeni partisë, jo komunitetit. Por, çka më shtyn tju shkruaj është fakti që sipas Kryeministrit, unë ju paskam kërcënuar, ndërkohë që jo, e nderuar drejtoreshë, unë ju kam bërë me dije vullnetin tim për të hapur një proces publik dhe ligjor kundër politizimit të shkollës, menjëherë pas 23 qershorit! Prandaj apeli im për ju dhe të gjithë kolegët tuaj është: Lërini rehat nxënësit dhe mësuesit që nuk duan të përfshihen në fushatën e partisë suaj dhe mos bëni fushatë në shkollë. Punë të mbarë!/b.l

sms

1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›