Islami Vendimi per perjashtimin i paprecedente

Deputeti socialist Kastriot Islami reagoi në një konferencë për shtyp
lidhur me përjashtimin e tij nga grupi kuvendor i Partisë Socialiste.
"Para mbledhjes pata një kërkesë të thjeshtë që media të ishte e pranishme në mbledhje, por nuk u pranua", tha Islami.
Sipas Islamit, vendimi për përjashtim në mungesë të personit, në rastin konkret, në mungesë të tij, është një vendim i paprecedentë, autoritar dhe stalinist.
"Rama nuk do të ketë zëra kundër, pasi dëshiron ta forcojë pushtetin individual me aleatë satelitë. Kam tentuar ta shpëtoj Partinë Socialiste nga veprimet autoritare të kryetarit Edi Rama", tha Islami, duke shtuar se prej dy vjetësh është izoluar nga punët e partisë dhe Kuvendit.
Në mbledhjen e deputetëve socialiste për përjashtimin e Islamit, votuan kundër deputetët Arben Malaj, Marko Bello, Tom Doshi dhe Hazir Gashi.