E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania bojkoton skemen per FMN-ne

Vendet evropiane kanë rënë dakord për të siguruar 150 miliardë euro për Fondin Monetar Ndërkombëtar. Paratë mund të përdoren për të ndihmuar vendet e eurozonës për të paguar borxhet e tyre.

Vende si Gjermania, Italia dhe Spanja, por edhe të tjera jashtë zonës së monedhës së përbashkët, ofruan mbështetjen e tyre.

Por vendimi i Britanisë për të mos marrë pjesë në skemën për mbështetjen e eurozonës bëri që ministrat e Financave të BE të mos arrinin dot marrëveshjen që shuma të ishte 200 miliardë euro.

Britania e Madhe dëshiron që kapacitetet e FMN-së të rriten si pjesë e një procesi më të gjerë, Kriza FinanciareGjermania: Britania, partner i padiskutueshëm Banka Qëndore Europiane: Euro do të mbijetojë Falimenton “Saab”, pjesë e “General Motors” ku të përfshihen të gjitha vendet e grupimit G20.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë në favor të rritjes së kapaciteteve të FMN-së, por për rolin e tij global dhe në kuadër të një marrëveshjeje globale”, ka deklaruar zyra e sekretarit të Thesarit, George Osborne, përmes një deklarate për shtyp.

Korrespondenti i BBC për Evropën, Chris Morris deklaron se Britania insiston se roli i FMN-së është të mbështesë vendet dhe jo valutat.

Por, shton ai, disa do ta shohin këtë si një shembull tjetër të mungesës së solidaritetit nga Londra, në një moment kur eurozona po përpiqet të dalë nga kriza ekonomike që zgjat prej muajsh.

Kontribuesit më të mëdhenj të fondit ishin Gjermania dhe Spanja, ndërsa vendet e eurozonës që tashmë kanë pranuar ndihma financiare, si Greqia dhe Irlanda, nuk do të marrin pjesë në skemën e re.

Por kontribute për FMN-në janë premtuar edhe nga vende jashtë eurozonës si Danimarka, Polonia, Suedia dhe Republika Ceke.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›