E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami sulmon ashpër Ramën: Ju tregoj telefonatat e tij prej mediokri

Islami-BerishaDeputeti Kastriot Islami i konvertuar në demokrat ka sulmuar mjaft ashpër kryeministri e ri, Edi Rama. Në një shënim në Facebook, Islami tregon për telefonatat e Ramës. Më poshtë shënimi i plotë: 

“Mora vesh se Rama ishte kujdesur duke me permendur emrin ne mbledhjen e grupit kuvendor

Sa per llogarite qe di te bej une po i kujtoj vetem telefonatat qe me bente cdo darke e cdo mengjes, ne sfondin e lehjeve te qeneve te fshatit, nga shetitjet ne PEZE, telefonata nje oreshe qe fillonin e perfundonin, duke perseritur pa fund: ” …Aman o burr o burr me shpejgo pak sistemin se nuk kuptoj asgje, aman o burr o burr…me shpjego se me duket shume i veshtire…”

” Tre vjet rrjesht, mengjes e darke e kam degjuar kete ankth te nje mediokri ne politike, ne ceshtjet kushtetuese, ne ekonomi. ne diplomaci, ne ceshtjet rajonale, kudo kudo, deri ne aritmetike te thjeshte. Ai nuk e kupton se nuk ka fituar. Ai nuk e kupton se eshte peng e nje rezultati qe e dine te gjithe se cfare ka ndodhur.

Te gjithe e shikojne ate ne ankth. Te gjithe lexojne ankthin e tij. Ankth qe ai vete e ka shprehur me “friken nga vdekja”. Kete frike e kane te gjithe ata qe jane shume te vjeter ose shume te semure. Dhe me kete ankth ai nuk ka as qetesine dhe as aftesine te me jape mua detyra e pune. Une nuk ja sheroj dhe as nuk ja heq dot kete ankth, kot me drejtohet mua. Edhe sot mu duk shume i acaruar. Plot ankth. I pasigurte. Me komplekset dhe friken qe ka deklaruar vete publikisht.

Une do te vazhdoj ta ndricoj me fotone, me te gjithe gjatesite e valeve. Le ti jape porosi mentorit te tij te me sulmoje te gazeta e tij “non grata”. Une e siguroj se nuk e “verbojne” fotonet e mia por “dielli” i madh qe e ndricon tani dhe mban emrin e mentorit te tij. Fotonet e mia i nxjerr ne pah vetem ankthin. I bejne te lexueshme ate qe e mundon perbrenda.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›