Islanda vendos për anëtarësimin në BE
Koalicioni qeverisës është i përçarë rreth kësaj çështje. Kryeministrja e vendit, Johanna Sigurdardottir pret që rezultati i votimit në parlament të jetë i përafërt. Partia e saj SocialDemokrate është për lidhje më të ngushta me BE-në dhe për adoptimin e monedhës së përbashkët, Euro.
Ndërsa debatohej me zjarr në parlament, jashtë tij u mblodhën islandezët kundërshtarë të anëtarësimit në bllok. Ata thonë se kuotat e caktuara nga BE-ja për peshkimin mund të vënë në rrezik këtë industri fitimprurëse të vendit.
Anëtarësimi në BE nuk ka qenë në axhendën e Islandës, vend me popullsi vetëm 320 mijë banorë, deri para pak kohësh. Por ai u bë një nga alternativat për t'i dalë në ndihmë vendit pasi ai e gjente veten në epiqendrën e stuhisë financiare globale, me falimentimin e tri bankave kryesore islandeze brenda pak ditësh.
start/bbc