E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat japoneze janë më jetëgjatat në botë

''Jetëgjatësia e femrave është rritur pothuajse 22 ditë në raport me vitin 2007 dhe ajo e burrave 37 ditë'', theksoi ministria. Janë Islandezët që mbajnë rekord botëror me një jetëgjatësi mesatare për meshkujt, me të paktën 79,4 vjeç në 2007.
     
Në sajë të zakoneve ushqimore të njohura si të shëndetshme dhe kujdesit të madh të higjienës, Japonia është e njohur për një nga popullsitë më të moshuara në botë. Shpeshherë kjo jetëgjatësi, e kombinuar me përqindje të ulëta të lindshmërisë, kërcënon të provokojë një krizë të rëndë socio-demografike.

Më shumë se 20 për qind e japonezëve kanë arritur moshën 65 vjeç dhe proporcioni do të dyfishohet deri në  2050.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›