Isufi: Mos bëni propagandë

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë se tani kur në Në veriun e Kosovës është prishur status-quoja institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare duhet të ndërmarrin të gjitha hapat që atje të ketë zbatim të rendit dhe ligjit, po ashtu të ketë lëvizje të lirë të qytetarëve, të mallrave, dhe të mos lejohet që edhe më tutje të shkelet ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
”Përfaqësuesit e institucioneve të cilat kanë përgjegjësi, duhet të zbatojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duhet të zbatojnë ligjshmërinë në vend dhe nuk kanë nevojë të japin deklarata të cilat janë bërë “bajate” në opinion. Nuk kanë nevojë të prononcohen, por kanë nevojë veprojnë”, ka thënë Isufi për Evropën e Lirë.
Ai ka shtuar se Qytetarët e Kosovës presin realizim të planit i cili është i zbatueshëm në territorin e Republikës së Kosovës dhe është në dobi të qytetarëve të Kosovës.
"Nuk ka nevojë për propagandë, por ka nevojë për veprim konkret".