E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali - Spanje

Një përballje madhështore do të luhet në Bari. Ndoshta në të nuk do të jenë 8 tituj bote si në rastin e ndeshjes Gjermani-Brazil, por sërish 5 tituj nuk janë pak. Italia pret Spanjën në Bari, kryeqendrën e Puljes dhe kryeqendrën e eksodit dramatik shqiptar të gushtit të 20 viteve më parë.
Publiku në stadiumin “San Nikola” është i shumtë dhe i zhurmshëm, ndërsa nuk harron të përshëndesë idhullin e tij, ish-lojtarin puljez të Barit, Antonio Kasano.

Të Kaltrit e njohin forcën e kundërshtarit, e dinë se do të duhet maksimumi i maksimumit për të fituar, por kanë gjithashtu krenarinë e katër herë kampionëve të botës. Trajneri Prandeli përpiqet të jetë sa më i ndershëm.

“Ajo është një skuadër që luan prej vitesh bashkë dhe bazohet tek disa automatizmave që vijnë në nënyrë të natyrshme. Ne e dimë se do të kemi përballë një skuadër shumë të fortë, jo më kot është kampione e botës. Do të kisha dashur të kishim pasur pak më shumë kohë në dispozicion, por kam besim se skuadra ime do të dijë të përgjigjet ashtu siç duhet”, ka thënë, Prandeli.

Italia tashmë është bërë gati, ndonëse hija e kampionëve të 2006-ës ka mbetur pas. Ata janë trashëguar pikërisht nga spanjollët e shkëlqyet të Visente Del Boskes, që pushtuan rruzullin një vit më parë, pasi kishin dalë edhe kampionë të Europës në vitin 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›