E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne eleminatoret e Boterorit 2014 perballe kuqezinjve 5 lojtare me origjine nga Kosova

Kur përfaqësuesja shqiptare të dalë në fushë ndaj një skuadre të fortë kombëtare zvicerane, në eleminatoret e Botërorit të vitit 2014, do të shikojë se do të ketë përballë edhe të paktën 5 lojtarë që flasin shqip.

Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmeti janë futbollistët me origjinë nga Kosova që kanë zgjedhur të luajnë për vendin ku janë rritur si njerëz dhe si futbollistë, ndërsa do t’i kishin bërë mjaft punë edhe përfaqësueses së Shqipërisë.

Me ta mund të jetë edhe Beg Ferati apo edhe Albert Bunjaku. Dy nga shqiptarët e Kosovës që luajnë për Shqipërinë, Lorik Cana dhe Arian Beqaj, ngacmohen nga gazetarët për këtë përballje, madje Canës i thuhet se Curri ka premtuar se do t’ia thyejë këmbët ndonjërit prej tyre.

Ndeshjet për eleminatoret e Botërorit 2014 janë ende larg, madje datat ende nuk janë përcaktuar, por gjithsesi të dyja ndeshjet mes Shqipërisë dhe Zvicrës do të jenë të mbushura me më shumë emocion sesa të tjerat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›