Itali- Arrestohen dy shqiptarë për drogë dhe tentativë vrasjeje
Është arrestuar në Itali, një shqiptar me emrin Leonard Hasanaj, për shkurt Leo, me orgjinë nga Mamurrasi. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj shtetasit Lefter Haxhiu, 25 vjeç, i lindur në Berat dhe ka që në 24 shkurtin e kaluar që ndodhet në gjendje kome, për dy plumba pistolete në kokë. Gjendja e tij shëndetësorë është e rëndë dhe sipas mjekëve është e pamundur t'i bësh ndërhyrje kirurgjikale për t'i hequr plumbat.
Bashkë me Hasanaj është arrestuar edhe Artur Zacova, shkurt Turi, 29-vjeç, i lindur në Durrës. Që të dy akuzohen për shpërndarje lëndësh narkotike. Dhe me sa duket akti kriminal është kryer në ambientin e drogës, për pak gramë kokainë të mos paguara, me një vlerë rreth 5000 mijë euro.
Faktet kanë ndodhur në këtë mënyrë: në 24 shkurt të 2007 rreth orës 3 të mëngjesit Lefter Haxhiu çohet urgjentisht në spital në gjendje të rëndë, nga një djalë italian. I riu deklaroi se e kishte gjetur të shtrirë përtokë me një plagë në kokë, që gjoja ishte shkaktuar nga ndonjë rënie në Via Pistojeze të Pratos dhe menjëherë e kishte hipur në makinë dhe e kishte sjellë në spital.
Mjekët e vunë re menjëherë se nuk bëhej fjalë për rënie por për dy goditje plumbash dhe duke pasur parasysh distancën e tyre dukej sheshit që bëhej fjalë për "larje hesapesh'.
Hetuesve të policisë dëshmia e djalit italian nuk iu duk e besueshme dhe më në fund arritën të zbulonin të vërtetën. Djali italian bashkë me një djalë tjetër shqiptar, me sa duket kushëriri i viktimës, e kishin shoqëruar Lefter Haxhiun në një "takim". Sapo kishin mbërritur në Via Pistojeze, Haxhiu kishte zbritur nga makina për të takuar dy personat me të cilët kishte takim, ndërsa dy shokët kishin qëndruar në makinë për ta pritur. Pak më pas kishin dëgjuar goditjet dhe një makinë që të largohej me shpëejtësi. Hetimet u përshpejtuan menjëherë dhe në 48 orët e ardhshme agjentët e "Squadra Mobile di Prato", të drejtuar nga Xhuzepe Nanuçi, kishin një kuadro të plotë të situatës dhe ishin në dijeni të identitetit të vrasësit të mundshëm, Leonard Hasanaj, që për momentin ishte zhdukur.
Që në atë moment kishte filluar "Gjahu i njeriut". Në orët e para të mëngjesit pasardhës agjentët bënë kontroll në një apartament ku u ishte dhënë informacion se gjendej Hasanaj, por për fat të keq burri kishte aritur të arratisej, më përpara mbërritjes së agjentëve, duke lënë shenja të qarta të pranisë së tij në vend pak minuta më parë. Agjentët gjetën në apartament një fabrikë të vërtetë për punimin dhe ambalazhimin e kokainës.
Të ndalohej Hasanaj do të kishte qenë vështirë, pasi nuk njihej me këtë emër nga forcat e rregullit, nëse Ekspertiza nuk do të kishte marrë shenjat e gishtërinjve të lëna në gotë, në apartamentin e Pratos dhe nuk do të kishte bërë një sërë kërkimesh e telefonatsh për të kapur të shumëkërkuarin. Që në atë moment për forcat e Scuadra Mobiles ka qenë një luftë e vërtetë kundër kohës para se i pandehuri përgjegjës për tentativë vrasjeje të arrinte të largohej jashtë shtetit. Kështu që dje në mëngjes arritën të kapnin Leonard Hasanaj të shumëkërkuarin për vrasjen e Lefter Haxhiut.