E Enjte, 5 Nëntor 2026

Itali, 623 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Italia ka regjistruar sërish një numër të lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit. Në vendin fqinj, sipas raporteve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 623 viktima, shifra më e lartë që prej 6 prillit. Italia ka kapërcyer mbi 1 milionë të infektuar me Covid që prej fillimit të pandemisë, me 32 961 të infektuar nga Covid 19 vetëm 24 orët e fundit. Shqetësuese vazhdon të shfaqet situata në sistemin shëndetësor italian.

Janë shënuar 811 pacientë më shumë me Covid që kërkojnë kurim në strukturat spitalore italiane e 110 të shtruar më shumë në repartet e terapisë intesive. Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 225 649 tampone e koeficienti i infektimit është në vlerën mbi 26% në krahasim me testimet e kryera. Numri i të infektuarve aktivë pozitiv në Itali është sot 613  358. /rtsh.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›