E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berluskoni: Nëse mëlargojnë nga senator bie qeveria

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit Kavalieri jo më senator i Përjetshëm ROMË - “20 vite pas zbritjes time në fushën e betejës politike, përsëritet sërish e njëjta situatë: tentojnë sërish që të më largojnë me anë të vendimeve të gjykatave që s’kanë të bëjnë fare me demokracinë”: në këtë mënyrë është shprehur Silvio Berluskoni gjatë një bashkëbisedimi me Basano del Grapa, kur po zhvillohej një takim i të ashtëquajturve “ushtria e Silvios”, shkruan e përditshmja italiane, La Republica.
 
“Do të ishte e pafalshme – ka shtuar Kavalieri – sikur qeveria të binte, por natyrisht ne nuk jemi të disponueshëm për të çuar përpara një qeveri nëse e majta vazhdon të më sulmojë mua, mbi liderin e PDL, duke pretenduar se po bëjnë politikë”.
 
Grupimi “ushtria e Silvios”, u formua dhe po drejtohet nga sipërmarrësi Simone Furlan. Ky i fundit ka lëshuar nismën për “luftën 20 vjeçare”, në mbrojtje të Kavalierit.
 
Gjykata e Kasacionit ka konfirmuar në datën 1 gusht vendimin e dy gjykatave më të ulta që e kishin dënuar Silvio Berlusconin me katër vjet heqje lirie. Sipas Kasacionit, vendimi për të mos i lejuar Berlusconit detyra publike per 5 vjet do duhet të rishikohet nga Apeli.  
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›