Itali Berluskoni denohet me nje vit burg per pergjimet

Silvio Berlusconi është dënuar me një vit burg për cështjen e përgjimeve të telefonatës ndërmjet Fasinos dhe Konsortes, kur u tha dhe faza e famshme “atëherë kemi një bankë”. Ngjarja daton në vitin 2005 gjatë ngjitjes në treg të BNL-së nga ana e Unipol, informacion ky që u publikuan nga Giornale, por që në atë kohë mbulohej ende nga sekreti i hetimit. Ndërsa me dy vjet etre muaj burg u dënua vëllai i Berlusconit, Paolo. Ish kryeministri është përballur me akuzën e zbulimit të sekretit të zyrës, ndërsa vëllai i tij me atë të bashkëpunimit. Por gjykatësit e Milanos kanë vendosur se Silvio dhe Paolo Berluskoni duhet të paguajnë dhe një dëmshpërblim prej 80 mijë eurosh në favor të ish sekretarit Piero Fasino, plus dhe dhjetë mijë euro për shpenzimet ligjore. Xhovani Konsorte në atë kohë ishte president i Unipol, kompanisë bolonjeze që po përpiqej të merrte aksionet e bankës BNL. Avokatët e Beruskonit menjëherë pas shpalljes së vendimit janë shprehur se kjo ndodhte pasi procesi gjyqësor ishte zhvilluar në Milano. Dhe nëse do të pranohej kërkesa e tyre për shkelje të rregullores, pasi një nga gjykatëset e kësaj cështjeje ka qenë e pranishme dhe në cështjen Mediaset, atëherë vendimi mund të anullohej. Përgjimet telefonike u publikuan në 31 dhjetor të 2005-ës dhe në 2 janar të 2006-ës duke shkaktuar një valë reagimesh politike që zgajtën për disa javë..