Europa League nis gara per cerekfinalet

Europa League kthehet në fushë për ndeshjet e 1/8-ave. Edhe pse nuk ka vëmendjen e Champions-it, ky turne rezervon përballje të mëdha.
E para që zbret në fushë është Anji Makhachkala i Samuel Eto’o. Rusët luajnë përballë Neëcastle, në një ndeshje ku të paktën në shtëpi nisen favoritë.
Emocione premton edhe sfida që do të luhet në Londër ndërmjet Tottenhamit dhe Interit.
André Villas-Boas synon të bëhet trajneri i parë që e fiton trofeun me dy klube të ndryshme.
Por, edhe italianët kanë pretendime në këtë aktivitet. Cassano është rikthyer në skuadër, edhe pse do të jetë në stol.
Chelsea kërkon të harrojë zhgënjimet e këtij sezoni, duke siguruar një vend mes tetë më të mirave. Blutë janë përballë testit Steaua Bucuresti.
Stuttgart-Lazio është një tjetër ndeshje interesante, me të dyja skuadrat që janë në garë për tu kualifikuar.
Në takimet e tjera, Viktoria Plzen luan me Fenerbahce, Basel pret në Zvicër Zenit St. Petersburg, Benfica ka si kundërshtar francezët e Bordeaux, ndërsa Levante ndeshet me Rubin Kazan.