E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Bersani ne perpjekje per te formuar qeverine

Nuk do të jetë e lehtë, por Pierluixhi Bersani pasi u mandatua nga presidenti Napolitano, do përpiqet të krijojë qeverinë e re italiane. Lideri i qendrës së majtë është takuar me kryetarët e të dyja dhomave të parlamentit Boldrinin dhe Grason dhe pritet të ketë konsultime me forcat sociale dhe të hënën me partitë politike. Deri tani Bersani ka refuzuar bashkëpunimin me Berluskonin për të formuar një qeveri me marrëveshje të gjerë, një rrugë që qendra e djathtë konsideron që është e vetmja për të evituar zgjedhjet e reja. Qendra e majtë ka këmbëngulur për arritjen e një marrëveshjeje me Lëvizjen me 5 yje. Por në këtë rast lideri Bepe Grilo e ka refuzuar ofertën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›