E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurodeputetet Nese zgjedhjet do keqperdoren Shqiperia humbet shansin e integrimit

Për eurodeputetët, nëse zgjedhjet e 23 qershorit do të keqpërdoren për lojëra të brendshme dhe nëse nuk do të njohet rezultati i tyre, kjo do të shkatërrojë shansin e Shqipërisë për të marrë statusin e kandidatit shpejt.
Bernd Posselt: “Ne kemi debate të ashpra elektorale edhe në Gjermani. Por për çështje parësore, partitë duhet të bashkëpûnojnë. Një bojkot apo një tjetër aksion i ngjashtëm me të nuk është asnjëherë një zgjidhje e mirë. Në proçesin e integrimit mund të ketë progres vetëm nëse çështjet e brendshme dhe përplasjet e brendshme nuk sillen në nivelin europian. Për çështjet e integrimit, të gjitha partitë duhet të bashkëpunojnë. Nëse dikush i keqpërdoron këto zgjedhje për lojëra të brendshme. Kjo do të shkatërrojë shansin e Shqipërisë për të marrë statusin e kandidatit shpejt.”
Jelko Kacin: “Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Shpresoj që të dyja palët do të njohin rezultatin. Dhe shpresoj që përplasjet midis tyre për interpretimin e rezultatit të mos marrin dhe dy vjet të tjera”.
Sipas eurodeputetëve, është në interesin e forcat politike shqiptare dhe të tê gjithë vendit, që tê bashkëpunojnë për integrimin, pasi anëtarësimi në Bashkimin Europian do të bëhet shumë më i vështirë pas Kroacisê.
Bernd Posselt: “Nëse shohim shembullin e Kroacisë , që do bëhet anëtare këtë vit dhe atë të Hungarisë, rezulaton se këto dy vende kanë patur debate të brendshme të ashpra, por kur ka qenë fjala për integrimin europian, ato kanë gjetur gjuhën e përbashkët”.
Pyetje : Drejtori i përgjithshëm Stefano Sanino deklaroi para tre ditësh, se proçesi i anëtarësimit për vendet që do ti bashkangjiten familjes europiane pas Kroacisë do të bëhet më i vështirë. Nëse këto vende për më shumë zvarrisin reformat, atëherë anëtarësimi do të jetë shumë më i vështirë sesa i Krocisë?
Bernd Posselt: “Mund t’ju them se për Kroacinë ishte shumë më i vështirë se vendet që u anëtarësuan para saj. Unë kam punuar prej vitesh për Kroacinë. Jam i lumtur që Kroacia do të bëhet anëtare tani. Por mund t’ju them me bindje, se anëtarësimi i Kroacisë shtë shumë më i vështirë se zgjerimet e tjera. Mendoj, se zgjerimet e ardhshme do të bëhen gjithnjë e më të vështira. Ndaj varetë shumë nga përpkejet e secilit vend për reformat e integrimit. Shqipëria ka kryer shumë reforma dhe ka shënuar shumë progre vitet e fundit. Pra,vendi ka shumë shanse që të përparojë në integrimin europian. Por Shqipëria duhet të shfrytëzojë këtë shans, përndryshe vendi mund të mbetet shumë mbrapa”.
Për Bashkimin Europian, zgjedhjet janë një test për pjekurinë politike të vendit dhe kusht për hapjen e negociatave tê anëtarësimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›