Itali-France gjykohet nga Lubos Michel
Sllovaku Lubos Michel, i konsideruar si numri nje mes 12 arbitrave ne Euro 2008, eshte zgjedhur per te 'drejtuar' takimin mes Italise dhe Frances. Nderkohe qe ndjeshja tjeter, Hollande-Rumani, shume e rendesishme i eshte lene ne dore zviceranit Massimo Busacca. Pas diskutimeve qe pati per ceshtje te arbitrimit ne ndeshjen mes Hollanes dhe Rumanise, UEFA ka vendosur per ndeshjen e fundit te grupit C, loje ku Italia ka kunder Francen, me te mirin qe ka ne dispozicion. Behet fjale per Lubos Michel, qe cilesohet aktualisht si me i miri. Sllovaku, 44-vjec, me nje karriere te gjate ka qene arbiter nderkombetar qe kur ishte 30-vjec. Madje, ai ka arbitruar edhe me pare nje ndeshje mes Italise e Frances, ate te kthimit per kualifikimin ne Euro 2008, zhvilluar ne 8 shtator te vitit 2007 ne Milano, qe perfundoi ne barazim 0-0. Ne kete kohe, ishte percaktuar per finalen ne Moske mes Manchester United dhe Chelsea.