Itali Kraksi BE te ndale kthimin e Shqiperise ne nje Breg te Fildishte te dyte
Pas zgjedhjeve administrative ne Shqiperi situata ka precipituar per keq. Lideri i socialisteve Edi Rama ka fituar ndaj Luzim Bashes kandidati i Partise Demokratike lideri i se ciles eshte i perhershmi Sali Berisha. shte pikerisht ky i fundit qe e ka pasur shume te veshtire ta kaloje poshte rezultatin final te kryeqytetit shqiptar duke arritur deri ne piken e shkeljes se ligjit elektoral per te bere te mundur rihapjen e disa kutive te perzgjedhura me kerkesen qe te rinumeroheshin votat kur votimet ishin mbyllur.
Nje vendim ky qe ka krijuar tensione te larta sociale dhe politike ne nje Shqiperi nga e cila BE priste ne keto zgjedhje lokale te deshmonte se kishte bere nje hap perpara per sa i perket pjekurise se eksponenteve te vet politike. Per situaten politike ne Shqiperi kemi intervistuar deputetin Bobo Craxi Kraksi.
I nderuari Craxi si mund ta komentojme situaten paradoksale qe po ndodh ne Shqiperi pak dite pas votimeve
Flitet per zgjedhje lokale keshtu qe kerkesa per te derguar vezhgues nderkombetare ishte krejtesisht miqesore. Megjithate ekzistonin te gjitha rrethanat per te rrezikuar nje tjeter frakture te demokracise sepse kjo e fundit ne Shqiperi eshte ende e papjekur. Ka edhe dicka tjeter aty kontestimi i rezultatit zgjedhor eshte bere tashme bomba e tyre klasike e afte te hedh ne ere ne cdo moment situaten qe edhe keshtu eshte e brishte ne ekstrem.
Mbi te gjitha konstatuam serish lojen ne limitet e durimit dhe ligjshmerise nderkombetare te liderit te tyre Berisha praktikat e te cilit permbajne ne menyre te perseritur konceptin e tij autokratik mbi demokracine. Ne fakt ky e ka poshteruar edhe ne te shkuaren popullin e vet e ne menyre te vecante opoziten e se majtes socialiste te vendit te tij.
fare mendoni se eshte e nevojshme tani per te zgjidhur ceshtjen shqiptare
Mendoj se ne kete pike qe jemi eshte e domosdoshme nje nderhyrje e forte e diplomacise europiane per te ndaluar precipitimin e metejshem te ngjarjeve atje. Anullimi i vizites se presidentit te Komisionit Euriopian Barosa nuk eshte nje sinjal i mire.
Ekziston rreziku qe keto zgjedhje qe ne fat duhej te kishin terhequr Shqiperine ne hapesiren europiane te bejne pikerisht efektin e kundert
Po. Ndaj duhet evituar cdo acarim i metejshem politik. Por pranimi i metodes se permbysjes se rezultatit do ishte per mua zgjidhja me e keqe. Te mos harrojme qe ne keto zgjedhje shqiptare ishte e qarte qe ne fillim tentativa e liderit Berisha per te eliminuar nga skena politike liderin alternativ te tij. E dine thuajse te gjithe qe ky ishte objektivi primar i qeverise se atjeshme.
Ne keto momente pergjegjshmeria qe ka secili politikan dallohet me qarte se kurre. Te dyja partite duhet te kapercejne divergjencat dhe te gjejne nje zgjidhje te rikthimit te dialogu per te evituar kthimin e Shqiperise ne nje Breg te Fildishte te dyte. Ne ngjarje si keto matet maturia e nje populli dhe e klases se tij drejtuese.