E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristaq Kume Per cdo proces zgjedhor duhet te zbatohet ligji

Për çdo proces zgjedhor duhet që të zbatohet patjetër ligji.

Kështu është shprehur gjatë një bisede në studion e “ABC News”, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume.

Sipas tij, Kolegji Zgjedhor do japë fjalën e fundit dhe se
procesi zgjedhor mbaron pas dhënies së vendimit nga ana e tij.

“Për çdo proces zgjedhor duhet të zbatohet ligji dhe sistemi duhet të krijojë mundësi për leximin e votës”, u shpreh ai.

Duke shtuar më tej, se karakteristikë jo e mirë e proceseve tona zgjedhore, ka qenë fakti që humbësi nuk pranon rezultatin dhe se akoma nuk është krijuar kultura e të garuarit në bazë të rregullit.

“Gjëja më e rëndësishme e procesit është momenti i votimit, kur qytetari thotë fjalën e tij në dhomën e fshehtë.

Që pasohet pastaj me momentin e administrimit të votës, i cili duhet të krijojë mundësitë e plota për leximin e votës të çdo qytetari”, përfundon ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›