E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Edhe EULEX-i po hetohet

Ish-ministri i Transportit, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se një institut evropian i pavarur është duke hetuar EULEX-in, pasi sipas tij, edhe ata e kanë parë se “unë jam simboli që EULEX-i ka bërë shkelje”.
 

“Mund të them që ka ardhur një institut evropian ose një organizatë joqeveritare, institut i pavarur, i cili është duke bërë hulumtime, duke e hetuar EULEX-in dhe ka ardhur konkretisht me mua një kohë, për rreth 4-5 ditë. Ata kanë kërkuar nga unë të jap mendimet e mia rreth tij, sepse ata janë duke e hetuar punën e EULEX-it se sigurisht edhe ata e kanë parë se unë jam simboli që EULEX-i ka bërë shkelje eklatante në të dyja rastet”, ka deklaruar Limaj .
 

Ai ka theksuar se është shumë kureshtar ta di se a ka ndonjë komision Bashkimi Evropian brenda për brenda për të kontrolluar mënyrën dhe punën se si e përmbush mandatin EULEX-i gjë që kjo tashme do të jetë aktuale. “Ky institut përmes avokatëve të mi do ta ngre këtë çështje për ta parë se çka po ndodh. Tani për tani asgjë nuk kam”, ka deklaruar Limaj.
 

Ndërkaq, duke komentuar mënyrën se si është zgjidhur kriza e fundit politike, ai ka thënë se nuk ka pasur rrugë tjetër pas atyre zhvillimeve.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›