E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Letta merr votëbesimin në dhomën e Deputetëve,pritet Senati

ITALI - Kryeministri i ri italian, Enrico Letta, mori votëbesimin në Dhomën e Deputetëve pasi paraqiti programin e tij qeveritar.

Me 453 vota pro dhe 153 kundër, ai do të paraqitet sot në Senat, dhoma tjetër e Parlamentit Italian që duhet t’i japë votëbesimin.

Programi i qeverisë së Enrico Letta-s mbështetet në disa reforma kyce ekonomike-sociale dhe institucionale të cilat kanë gjetur mbështeten nga të dy palët politike të mëdha.

Letta premtoi se do të reduktojë taksat mbi sigurimet shoqërore, taksën e njohur IMU e shumëpërfolur mbi pronën e shtëpisë së pare , një pikë mbi të cilën kishte premtuar ish kryeministri Silvio Berlusconi gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Ai premtoi gjithashtu edhe sërë masash për të ulur koston e shpenzimeve të qeverisë, të përgjysmojë numrin e parlamentarëve dhe heqjen e financimit publik për partitë politike.

Më tej kryeministri caktoi si afat për të verifikuar punën e qeverisë, një periudhë prej 18 muajsh.

Analistët thonë se 46-vjeçari Letta po përpiqet të riftiojë besimin nga partnerët ndërkombëtarë të Romës, të lëkundur ndaj Italisë.

Dhe në fakt sot mbasdite do të takojë në Berlin kancelaren gjermane Angela Merkel dhe të ëmrkurën në darkë do të udhëtojë drejt Brukselit ku do të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian , Herman Van Rompuy.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›